Rama: Meta President, më i mirë se Kryetar Kuvendi

Shqipëria

Rama: Meta President, më i mirë se Kryetar Kuvendi

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 08:35
Edi Rama

Kryeministri shqiptar, Edi Rama për marrëdhënien e tij me Presidentin Meta, ai ka vlerësuar se ish-kreu i LSI-së do ta zhvillojë detyrën e tij të re institucionale më së miri.

“Nuk i druhem fare të ardhmes në aspektin e rolit të Metës, sepse duke e njohur ja di edhe dallgën që e çon në fatkeqësi, ja di edhe sensin e përgjegjshmërisë për të kryer detyrën”, u shpreh kryeministri.

Por Rama shton se beson se si President, Meta, do të jetë shumë më i mirë si kryetar Kuvendi, për të cilën e vlerësoi vetëm për faktin se linte të lirë Berishën të fliste sa kohë dhe herë të donte në Parlament.

“Besoj që do të jetë si President shumë më i mirë si kryetar Kuvendi, që ka vetëm një meritë që i dha liderit legjendar mundësinë që të flasë në katër vjet, aq sa do t’i ishin dashur me një kryetar Kuvendi si Gramozi për 40 vjet”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat