Paloka ironizon Ramën: Kush e di ç’ka hequr Trump të të mbushë mendjen për foto

Shqipëria

Paloka ironizon Ramën: Kush e di ç’ka hequr Trump të të mbushë mendjen për foto

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 09:25
Foto e kryeministrit Edi Rama me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Edi Paloka ka ironizuar foton e kryeministrit Edi Rama me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, nënkryetari i Partisë Demokratike shprehet “kush e di ç’ka hequr Trump t’i mbushë mendjen Ramës që të dalë në foto me të”.

Po ashtu ai nuk harron të përmendë edhe faktin që Rama para se Trump të zgjidhej president në SHBA, tha se do kërcënoheshin marrëdhëniet mes dy vendeve.

Statusi i plotë i Edi Palokës:

Kush e di cka hequr Trump ti mbush mendjen Rames qe te dal ne foto me te… Ka patur dhe merakun se mos Rama mbante fjalen dhe prishte marredheniet me SHBA pas fitores se tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat