Ditë të vështira për policët shqiptarë, Demiraj: Tregoni forcën më të madhe

Shqipëria

Ditë të vështira për policët shqiptarë, Demiraj: Tregoni forcën më të madhe

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 22:22
Dritan Demiraj

Edhe pse nuk është më në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj i është drejtuar me një thirrje të gjithë efektivëve të policisë, në ditë që konsiderohen të ‘errëta’ për ta.

Kjo, pasi vetëm ditët e fundit ata janë sulmuar nga grupe kriminale dhe të organizuara, e rasti më i bujshëm është ai i Elbasanit ku u sulmua makina e zv/drejtorit të Policisë.

“Ditet e fundit Policia e Shtetit ne menyren me te paprecedente eshte vene nen shenjester nga grupet kriminale dhe te organizuara.

Policia Shtetit nje nga organizatat qe sakrifikojne cdo dite per te ruajtur rendin dhe qetesine eshte sulmuar me bresheri plumbash, me thika dhe me makina te blinduara.

Si ish minister i brendshem, i bej thirrje te gjithe efektiveve te policise qe te kunderveprojne me forcen me te madhe ndaj krimit qe ngre dore kunder uniformes dhe Shtetit. Kjo duhet te jete nje beteje e forte, pa kompromis dhe me zero tolerance.

Si qytetar e ndjej detyrim moral te reagoj kur koleget, bashkeqytetaret tane ndjehen te kercenuar, te dhunuar dhe te pa mbrojtur nga keqpolitika”, shkruan Demiraj në rrjetin social Facebook.

Dritan Demiraj ishte ministër teknik i propozuar nga Partia Demokratike, si rezultat i marrëveshjes së arritur mes liderit Lulzim Basha dhe kryeministrit Rama për të menaxhuar situatën zgjedhore, edhe pas 25 qershorit.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat