Nju Jork, Rama takon Guterres; Politika dhe siguria në fokus

Shqipëria

Nju Jork, Rama takon Guterres; Politika dhe siguria në fokus

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 07:11
Edi Rama dhe Antonio Guterres

Kryeministri Edi Rama u takua në Nju Jork me sekretarin e përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres. Situata politike dhe ajo në fushën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor ishin në fokus të takimit.

Rama garantoi zotin Guterres se qeveria shqiptare është e angazhuar për paqen dhe sigurinë jo vetëm në rajonin tonë, por edhe me gjerë. 

Ndaj, sipas tij, njohja e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të OKB-së është një kontribut i drejtëpërdrejtë për sigurinë e stabilitetin e të gjithë rajonit. 

Po ashtu, kryeministri vlerësoi rolin dhe kontributin e agjencive të OKB në Shqipëri, në procesin e reformave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat