Flet babai i shqiptarit që masakroi gruan: Nusen e gjeta të masakruar...

Shqipëria

Flet babai i shqiptarit që masakroi gruan: Nusen e gjeta të masakruar...

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 11:11
Flet babai i shqiptarit që masakroi gruan

Krimi i rëndë brenda familjes ka tronditur sot Pogradecin. Bashkim Mekolli ka qëlluar me sëpatë dhe thikë bashkëshorten e tij Demirka Mekolli (në foto). Më pas trupin e ka lënë në shtëpi.

Për krimin ka dëshmuar babai i autorit. I moshuari ka treguar se djali i tij kishte kohë që kurohej nga depresioni, ndërsa ishin në gjendje të rëndë ekonomike.

Image

Dëshmia e babait të Bashkim Mekollit:

“Djali ka qenë prej kohësh i kuruar me depresion. Krimin e ka kryer kur ka qenë jashtë kontrollit. Kishin kushte të vështira. I kam marrë në banesë sepse jetonin në kasolle.

Sapo kam dalë nga shtëpia më ka lajmëruar nusja e nipit për vrasjen. Kur kam shkuar e kam gjetur nusen të pajetë, të masakruar, të mbuluar me gjak, ndërsa djali me thikë në dorë vinte vërdallë nëpër oborr”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat