Veliera me 1.2 ton kanabis drejt Italisë, burg për trafikantët

Shqipëria

Veliera me 1.2 ton kanabis drejt Italisë, burg për trafikantët

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 15:41
Arrestimi i dy shtetasve erdhi vetëm tre ditë më parë në një anije velierë në bregun e Darzezës në Fier, teksa ishin në tentativë për të trafikuar drejt Italisë 1.2 ton kanabis.

“Arrest me burg” është masa e sigurisë e dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për italianin Xhovani Palladino dhe shqiptarin Veli Ymeri.

Arrestimi i dy shtetasve erdhi vetëm tre ditë më parë në një anije velierë në bregun e Darzezës në Fier, teksa ishin në tentativë për të trafikuar drejt Italisë 1.2 ton kanabis.

Ndërkohë kujtojmë se droga e kapur në një operacion në Darëzezë ishte gati të trafikohej drejt Italisë, por u shpërnda gjatë bregdetit dhe policia ka arritur të mbledhë rreth 1 ton me pako të mëdha të mbështjella me letër cellofani.

Por në momentin që janë pikasur nga policia, dy trafikantët që ndodheshin në velierë kanë çarë pakot dhe i kanë hedhur në det. Një pjesë e tyre ka dalë në breg, deri tani 1 ton, ndërsa një pjesë ka përfunduar në det.

Operacioni i policisë është zhvilluar në kushte shumë të vështira të motit që arrinte vallëzim 5 deri në 6 ballë. Por, pavarësisht kësaj, veliera është transportuar në Vlorë për 5 orë me radhë e shoqëruar nga mjetet e policisë kufitare e Delta Force.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat