Paralajmërimi: Në vitin 2018, elita e vjetër politike shqiptare do të zhduket

Shqipëria

Paralajmërimi: Në vitin 2018, elita e vjetër politike shqiptare do të zhduket

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 20:23
Spartak Ngjelës

Deri në mars të vitit të kaluar, elita politike shqiptare do të pësojë ndryshime rrënjësiore falë reformës në drejtësi.

Është ky mendimi dhe besimi i avokat Spartak Ngjelës, i cili nuk kursehet të akuzojë demokratët dhe ish aletarin e tij, kryeministrin Rama, si dy eksponentët që do të vuajnë më së shumti nga goditja e reformës në drejtësi dhe e vettingut.

Sipas Ngjelës janë bërë dhe po bëhen vazhdimisht përpjekje për të ndalur reformën në drejtësi, por sipas tij amerikanët dhe BE nuk do të ndalojnë përpara politikanëve shqiptarë të korruptuar.

Avokati ka dhe një mesazh për elitën politike, një recetë të cilën mund ta lexoni si më poshtë vijon:

MESAZHI I NGJELËS

Në Parlamentin Europian nga data 11 deri në 14 shtator të këtij viti , u shpalos qartë “Borxhi që Europa i ka Shqipërisë” për aneksimin e territoreve të popullit më të vjetër të Ballkanit.

Kur panë historinë e vërtetë të shqiptarëve; mallëngjimi i anëtarësisë europiane kaloi në qarje.

Po ky është vetëm fillimi.

Unë e kam paralajmëruar këtë para disa muajsh me theks se: “kur Perëndimi të shohë të vërtetën për Shqipërinë dhe shqiptarët, ai do lebetitet”.

Kështu ndodhi para disa ditësh, dhe kështu do të vijojë të

ndodhë.

Por i mërzitur për këtë është korrupsioni shqiptar i nivelit të lartë në Tiranë. Dhe sidomos Rama e Basha me marrëveshjen e tyre, sa qesharake aq dhe të ligë në kurriz të shqiptarëve.

I.

Siç shihet, Gjithçka po ecën drejt Arbërisë së bashkuar, vetëm kirrupsioni i lartë i politikës shqiptar është trembur.

Në fakt këta janë të gjithë ata që kanë shitur interesin kombëtar, të cilëve tani iu ka ardhur fundi.

Kanë ardhur në pushtet nga fqinjët.

Kanë shitur hapur interesin kombëtar.

Kanë refuzuar bombardimet kundrejt Jugosllavisë për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës, etninë mbi dymijë vjeçare të Arbërisë.

Kanë penguar zhvillimin e Shqipërisë me çdo mjet.

Kanë krijuar destabilizimin e Shqipërisë me mbështetje nga Beogradi.

Kanë ndaluar investimet e shumëkombsheve dhe kompanive të mëdha amerikane- me i freskët anullimin i kontratës me gjigandin amerikan Gjeneral Elektrik, për hekurudhën Tiranë – Durrës.

Kanë mbështetur islamizmin radikal me imamët e blerë, si kërkesë e Beogradit.

Kanë firmosur kontratë aneksimi të territorit në favor të Greqisë, për detin, në gjirin e Sarandës, sepse ajo është një sipërfaqe naftëmbajtëse.

Nuk kanë bërë betejë diplomatike për gjuhën shqipe në Maqedoni dhe në Greqi.

Kanë fshehur historinë e Arbërisë në tekstet shkollore.

ll.

Nga e gjithë kjo lëvizje pro shqiptare në institucionet ndërkombëtare, vetëm Tirana zyrtare hesht.

Hesht se është e shitur, dhe prandaj kërkon që të bllokojë Reformën në Drejtësi.

Ka disa ditë që gjithë reaksioni grek është hedhur kundër Reformës në Drejtësi dhe në mbrojtje të korrupsionit shqiptar.

Këta theksojnë mbrojtjen e korrupsionit, duke vënë në dukje se “elita e pakorruptuar që do të vijë në drejtimin e Shqipërisë, do të mbrojë interesin kombëtar, dhe shqiptarët kudo që të jenë”.

Po le ta dijë mirë reaksioni grek: të gjithë këtë elitë politike, deri në mars të vitit 2018, nuk do ta shihni më.

Elita e re shqiptare do të jetë më tharm të plotë patriotik.

E mira është që këta uzurpatorë antishqiptarë që drejtojnë sot të japin dorëheqjen sa më shpejt që të jetë e mundur, se kjo do të ndodhë. Asnjë marrëveshje për të ndaluar Reformën antikorrupsion në Shqipëri, nuk mund t’i rezistojë dot progresit perëndimor të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat