Kur do të bëhesh kryeministër? Veliaj jep një përgjigje surprizuese

Shqipëria

Kur do të bëhesh kryeministër? Veliaj jep një përgjigje surprizuese

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 20:31
Erion Veliaj

Prej kohësh një debat ka lindur mes socialistëve, kush do të pasojë Edi Ramën në PS, Erion Veliaj apo Saimir Tahiri?

E teksa debati vijon ende duket se të shumtë janë personat që janë fokusuar tek emri i kryebashkiakut, si “pasardhësi” i Ramës në PS, e rrjedhimisht dhe një kryeministër i vendit në një të ardhme jo shumë të largët.

Pikërisht këtë pyetje i kanë shtruar kryebashkiakut Veliaj, në emisionin Kolaudim në INTV. Veliaj ka dhënë një përgjigje surprizë duke thënë se asnjëherë. Më tutje kryebashkiaku është shprehur se ka patur një bisedë me Ramën, kur e ka pyetur atë, se cila punë ishte më e mirë dhe më e bukur, ajo e kreut të bashkisë apo e kreut të qeverisë.

Për më tepër lexoni pjesën nga intervista:

Kur do të vijë dita që do të jesh Kryeministër?

Asnjëherë me thënë të drejtën. Sepse kam rënë në dashuri me punën që bëj. Dhe do i rri punës që pëlqej më shumë. E kam pyetur edhe Edin në fakt, se kush është punë më e bukur dhe ma ka pranuar se ajo e Kryebashkiakut. Kështu që unë do vazhdoj të bëj punën e Kryebashkiakut, sepse e dua punën time.

Është më rehat ministër apo kryetar Bashkie?

Ministër nuk është rehat se kishte shumë punë. Kjo është më e vështirë, por është edhe më e bukur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat