Sulmi në Elbasan, Hajdarmataj: Policia nuk duhet të kishte qëlluar

Shqipëria

Sulmi në Elbasan, Hajdarmataj: Policia nuk duhet të kishte qëlluar

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 16:13
Arben Hajdarmataj

Ish-drejtori i Policisë së Lezhës, Arben Hajdarmataj i ftuar në studion e Report Tv për të komentuar ngjarjen në Elbasan, deklaroi se ky qytet është bërë pjesa më e nxehtë për shkak të grupeve kriminale, por policia sipas tij nuk vepron në të gjitha rastet.

Sipas tij Elbasani është një nyje e grupeve kriminale dhe trafikut. Ai shprehet se policia nuk duhet të kishte qëlluar në drejtim të ‘Audi’-t të blinduar, pasi aty kishte vetëm një aksident.

“Nuk mund të qëllohet me armë, aty ka një karambol, por jo të qëllohet me armë, pse një makinë goditi një tjetër.

Nuk e di sesi policia e ka njohur këtë makinë se ka qenë e blinduar? Pastaj kur hapet dera dhe futet makina në treg, policia nuk futet.

Kur e sheh nga TV është një aksident, pasi nuk duket as me shpejtësi, ndërsa nëse ka pasur hetim është çështje tjetër. Nuk mund të qëllosh me armë, pasi aty nuk ka asnjë një krim. Është tejkalim, pasi ka ligj për përdorimin e armëve.

Nëse makina nuk do ishte e blinduar mund të kishte ndodhur edhe ngjarje tragjike. Bandat përdoren për fushata elektorale” deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat