Basha: Rama nuk mund të jetë me bandat dhe me drejtësinë

Shqipëria

Basha: Rama nuk mund të jetë me bandat dhe me drejtësinë

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 20:27
Lulzim Basha dhe Edi Rama

Kreu i opozitës Lulzim Basha i ka bërë thirrje Edi Ramës, që ta ndajë mendjen, ose të qëndrojë me bandat ose ti bashkohet drejtësisë.

Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vendin tonë, Basha me anë të një postimi në Facebook, shkruan se kryeministri Rama nuk mund të jetë në të njëjtën kohë edhe alet i bandave dhe nga ana tjetër të hiqet si kampion i drejtësisë.

‘Edi Rama duhet të ndajë mendjen, nuk mund të jetë edhe me bandat edhe me drejtësinë. Nuk mund të jetë edhe mbrojtësi dhe përfituesi i bandës së Elbasanit, bandave të Durrësit, bandave të Vlorës, bandave të Shkodrës dhe të Lezhës, dhe nga ana tjetër të na dalë si kampioni i drejtësisë. Të dyja nuk rrinë në një vend. O me bandat, o me drejtësinë’, shkruan Basha në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat