Detaje të reja nga përplasja me armë në Elbasan, identifikohet autori

Shqipëria

Detaje të reja nga përplasja me armë në Elbasan, identifikohet autori

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 06:27
Elbasan

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Elbasan, ku një person u plagos me armë zjarri.

Bëhet e ditur se ngjarja në fjalë ka ndodhur te turizmi i vjetër, në një pikë lotoje, në rrugën “Beqir Dardha”.

Policia e Elbasanit ka zbuluar edhe identitetin e personit të plagosur me armë zjarri. Ai është shtetas Marvis P., 33 vjeç, pronari i pikës së basteve, vendit ku ndodhi ngjarja.

Burime bëjnë me dije se personi që ka qëlluar me armë është larguar. Ndërkohë që mësohet po nga të njëjtat burime se policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij. Është bllokuar gjithashtu ambienti ku ndodhi ngjarja. Mësohet po ashtu se përplasja ka ndodhur për motive banale dhe se në polici janë shoqëruar disa persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat