Rama- PD-së: 10 vjet do rrini në opozitë, ende s'keni kuptuar votat e shqiptarëve

Shqipëria

Rama- PD-së: 10 vjet do rrini në opozitë, ende s'keni kuptuar votat e shqiptarëve

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 22:16
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga salla e parlamentit se opozitës demokrate do t’i duhen të paktën 10 vjet që të kuptojë votën e qytetarëve shqiptarë më 25 qershor të këtij viti, duke nënkuptuar se selia blu, do të qëndrojë dhe një dekadë tjetër në opozitë.

Në kundërpërgjigje të akuzave të deputetit demokrat Eduard Halimi në lidhje me pagat dhe stafin e Vettingut, kryeministri Rama ka deklaruar se opozita duhet të heshtë sepse ende nuk ka kuptuar “1 milion shuplakat” e zgjedhjeve të 2013-tës.

“Ju ende nuk keni kuptuar votën e 23 qershorit 2013... Është e tepërt, ndoshta pa kaluar dhe nja 10 vjet, që ju të kuptoni votën e 25 qershorit.

Shqiptarët nuk e harrojë se kush ishte pro vettingut dhe kush ishte kundër, deri në natën e 17 majit të vitit 2017.

Këtu ka njerëz që u ngujuan me muaj të tërë në një cadër dasmash për ta penguar vettingun dhe sot kanë ardhur të na akuzojnë ne se po e sabotojmë vettingun.

Ashtu sikurse ka ca nga ata që dikur, kur ishin në qeveri, donin ta tridhnin vettingun, ndërsa sot kanë vënë kujën sikur qeveria po prish dasmën e vettingut.”-tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat