Shullazi në burg, policia bën veprimin e papritur ndaj tij

Shqipëria

Shullazi në burg, policia bën veprimin e papritur ndaj tij

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 12:16
Emiljano Shullazi

Burime të Report Tv nga SHISH pohojnë se 4 makinat e sekuestruar dje nga policia në kuadër të operacionit ‘Vjeshtë 2017’ dyshohet se janë të bandës së Emiljano Shullazit.

Sipas burimeve, makinat u fshehën pas aksionit ‘Vjeshtë 2017’ por dje janë sekuestruar.
 
Tre prej makinave janë të trafikuara nga vendet e BE, njëra prej të cilave është me targa të falsifikuara.
 
Katër makinat e blinduara të bandës së Shullazit janë me vlerë një milion euro.
 
Njëra prej makinave të blinduara përdorej nga shtetasi me inicialet P.S. Informacioni për makinat e blinduara u dha nga SHISH duke sjellë bllokimin nga policia e shtetit dje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat