“Ja kush është shefi i Policisë që terrorizon qytetarët, lëviz me makina luksoze”

Shqipëria

“Ja kush është shefi i Policisë që terrorizon qytetarët, lëviz me makina luksoze”

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 17:35
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh të një qytetari nga Berati, i cili denoncon shefin e policisë së këtij qyteti, për të cilin thotë se po abuzon me detyrën,.

Sipas qytetarit dixhital, ai po u konfiskon makinat qytetarëve me pretendimin se ato janë luksoze, ndërkohë që vetë lëviz me një mjet që kushton 70 mijë euro.

Statusi i plotë i Sali Berishës:

Nga operacioni i konfiskimit të makinave luksoze!

Qytetari dixhital denoncon:

Bosin e policisë së Beratit për makinën e tij luksoze që i kushton 70 mije euro ndërkohë që

I konfiskon qytetarit si luksoze makinën që e ka blerë 5 mijë euro! sb

“Zoti Berisha po te dergoj foto te makines se drejtorit te policise Beratit dilaver shimaj nje hajdut ish sigurims mercedes i 2015 e blere me rrogen e tij te “ndershme 70 mij euro “. Plus edhe hoteli ne Durres. Anonim te lutem shume.targa AA 202 OY.

Foto e bere ne ambientet e policise berat diten qe moren makinen time qe kushton 5000 euro per gjoja lluksoze.”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat