Berisha ‘plas’ bombën, jep disa detaje për vrasjet në Elbasan

Shqipëria

Berisha ‘plas’ bombën, jep disa detaje për vrasjet në Elbasan

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 12:51
Video e ngjarjes në Elbasan

Ish-kryeministri Sali Berisha ku publikuar videon e plotë të ngjarjes në Elbasan, ku policia u përplas me djalin e një biznesmeni në këtë qytet.

Ai ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur krim shtetëror fikjen e kamerave në disa vrasje të ndodhura në Elbasan.

Postimi i Berishes

Krimi i organizuar ne Elbasan, si ne mbare Shqiperine eshte krim shteteror i organizuar!

Ne kater ngjarjet e pergjakshme qe kane tronditur qytetin, kamerat e sigurise te pushtetit pra te policise se shtetit dhe bashkise se qytetit, jane fikur me urdher per te mos filmuar aktet kriminale. Kjo do te thote se vete shteti fik kamerat duke thene: “Na falni pak se tani kemi oren e vrasjeve”!

Se dyti, mashtrimet dhe trillimet e shtetit per ngjarjen e fundit te vrasesit Suel Çela dhe bandes se tij, deshmojne qarte se fuqine e shtetit e kane narkobanditet, ndaj dhe policia duke ditur kete qendron gatitur para tyre edhe kur sulmohet zevendes drejtori i tyre.

Se treti, mungesa e plote e hetimit te krimeve deshmon se krimi eshte shteteror ndaj dhe nuk guxon njeri te hetoj ate.

Se fundi, kreu i meduzes se krimit te organizuar, Edi Rama gjithe paraditen nuk tha nje fjale te vetme per Elbasanin, u detyrua te thote vetem dy tre fjali te pergjithshme.

Me poshte keni nje video te plote te inaktivitetit absolut te policise naten e ngjarjes, i cili sipas disa te dhenave ka qene i urdheruar nga Tirana! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat