Studimi: Të moshuarit shqiptarë në varfëri, gjysma e tyre të sëmurë!

Shqipëria

Studimi: Të moshuarit shqiptarë në varfëri, gjysma e tyre të sëmurë!

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 18:18
Ilustrim

Në ditën ndërkombëtarë të të moshuarve u publikuan rezultatet e një studimi që tregojnë se 38% e tyre në Shqipëri jetojnë në varfëri.

Po ashtu sipas të dhënave, një ndër dy të moshuar është i sëmurë. Por pavarësisht kësaj situate, ata janë të parët që paguajnë faturat e dritave dhe ujit, më pas ilaçet dhe me çfarë u mbetet nga pensioni, kalojnë muajin.“Kur s'ke para çfarë të hash. Heq mishin, frutat. Çfarë të hash me 100 mijë lekë”, shprehet Fillarete Gjonaj, pensioniste. 

“Pensioni që unë marrë sot është 47 mijë lekë të vjetra edhe burri pak, kështu kalojmë”, Myslyme Hysa, pensioniste. 

Ky është rrëfimi  vetëm i dy të moshuarave, por në fakt, ata që punuan fort po pleqërojnë në kushte të vështira ekonomike. Dhe janë ata që ndonëse kanë pensioni të vogla i gjen të parët në radhë për të paguar drita dhe ujë.

Paguaj dritat dhe ujin, pastaj çfarë të mbetet. Jemi të moshuar, kemi sebepe, me çfarë të shkosh. Mbyllim sytë”, thotë Fillarete Gjonaj.

“Marr njëherë ilaçet, pastaj ndaj veç paratë e dritave, edhe të ujit. Energjia shkon 40 mijë, uji 12 mijë lekë. Marr edhe thesin e miellit që gatuaj në shtëpi”, thotë Myslyme Hysa.

Në ditën ndërkombëtare të të moshuarve rrjeti shqiptar për personat e moshuar ka publikuar të dhënat e një studimi të fundit ku rezulton se 38 % e tyre jetojnë në varfëri  dhe po kështu  1 në 2  e të moshuarve janë të sëmurë.

“32 mijë veta vdesin në vit nga kjo kategori e të moshuarish. Një në dy pensionistë janë të sëmurë, janë me shqetësime. 3 në 5 kanë probleme të depresionit”, thotë Faik Xhani, Rrjeti Shqiptar i Personave të Moshuar.

Ministrja e Mbrojtjes sociale ishte një aktivitet me rastin e një tetorit dhe ku premtoi se brenda vitit do të mund të ofrohet asistence për të moshuarit të cilët nuk kanë mundësi të marrin shërbim në qendrat e përkujdesje sociale.

“Sot është një ditë që na bën më të përgjegjshëm për më shumë shërbime sociale dhe shëndetësore, për të moshuarit. Në fakt kemi bërë disa hapa shumë të mirë, mbetet ende shumë për të bërë. Brenda këtij viti ne do të hartojmë standardet për asistencën në familje”, shprehet Ogerta Manastirliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat