Rama “zgjeron” koalicionin qeverisës, ja kë fton në takim

Shqipëria

Rama “zgjeron” koalicionin qeverisës, ja kë fton në takim

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 12:11
Edi Rama

Pas fitores së thellë në zgjedhjet e 25 qershorit, ku PS arriti të merrte 74 mandate, kryeministri Edi Rama deklaroi hapur se pjesë e koalicionit qeverisës do të ishin qytetarët shqiptarë.

Ndaj, për të jetësuar këtë premtim, ai ka organizuar një takim që do të mbahet në Pallatin Olimpik më 6 tetor me qytetarë që janë bërë pjesë e këtij koalicioni pas thirrjes së kryeministrit për regjistrim. ‘BalkanWeb’ ka siguruar ftesën që Rama u ka dërguar pjesëtarëve të këtij koalicioni kuqezi, që e ka quajtur ‘Për Shqipërinë që duam’.

Në 25 qershor Shqipëria votoi që Partia Socialiste të bashkëqevisë në një koalicion kuqezi me njerëzit e zakonshëm, pa dallim bindjesh politike e përkatësish krahinore.

Ky koalicion “Për Shqipërinë që duam” do të jetësohet përmes një sistemi inovativ ndërveprimi mes kabinitetit qeveritar dhe qytetarëve të regjistruar si anëtarë të koalicionit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kënaqësinë e posaçme t’ju ftojë të merrni pjesë në prezantimin publik të Platformës së Bashkëqeverisjes dhe çeljen zyrtare të regjistrimeve në koalicionin qeverisës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat