Rama nis konsultat publike për buxhetin

Shqipëria

Rama nis konsultat publike për buxhetin

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 17:24
Edi Rama

 

Kreu i qeverisë Edi Rama, ka nisur  konsultimeve publike për buxhetin e vitit 2018-të, ku ndalesa e parë ka qenë qytetit i Fierit.

Rama ka prezantuar pikat kryesore të projektbuxhetit, kreu i qeverisë tha se përmes këtyre konsultimeve synohet që zërat e shpenzimeve të shkojnë aty ku është më e nevojshme.

“Jemi në udhëkryq sa i takon luftës kundër korrupsioni në të gjitha nivelet për ne është parësore, në këtë moment si qeveri, reforma në drejtësi dhe procesi i vettingut, dhe kjo do të çojë përpara përpjekjen kundër korrupsionit në nivele të larta. Kjo synon të çlirojë njerëzit e zakonshëm nga pesha e madhe e korrupsionit. Është një udhëkryq që për ne është në të njëjtën kohë një sfidë themelore për të kaluar në një fazë tjetër”, tha kryeministri Rama.

Ndërkohë Rama tha se objektiv mbetet sërish rritja ekonomike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat