Shkëputet masivi shkëmbor, vdesin 3 persona

Shqipëria

Shkëputet masivi shkëmbor, vdesin 3 persona

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 17:07
Tragjedia

Një masiv shkëmbor është shkëputur në Torovicë të Lezhës, për pasojë tre persona kanë humbur jetën.

Masivi shkëmbor ra mbi një automjet tip “Land  Rover” dhe  në të udhëtonin tre persona të cilët kanë ndërruar jetë. Policia dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të nxerrë trupat e pajetë.

Njoftimi i policisë:

Me datë 07.10.2017, në rrugën Torovicë – Malecaj në Lezhë , një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali duke rënë mbi një mjet tip fuoristradë Land Rover me targë AA 322 CV.

Deri në këto momente , janë identifikuar 3 viktima të cilët ndodheshin brenda në mjet pasi gjysma e mjetit është e shtypur dhe mbuluar nga masivi shkëmbor.

Shërbimet policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , zjarrfikëset dhe ambulancën ndodhen në vendngjarje për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat