Goditja e policisë në Elbasan - Berisha: I arrestuari si shofer i “Audit” kokë turku për kapobandën Çela

Shqipëria

Goditja e policisë në Elbasan - Berisha: I arrestuari si shofer i “Audit” kokë turku për kapobandën Çela

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 09:57
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha i është rikthyer sërish ngjarjes së Elbasanit, duke e cilësuar të arrestuarin si drejtues i “Audit” që goditi policinë, ‘kokë turku’ të kapobandës Çela.

Sipas Berishës, policia duke mos guxuar të akuzojë Suel Çelën i cili do të dëshmonte gjithçka për lidhjet e perandorisë së krimit te Elbasanit me pushtetarë qeveritarët, ndërmori aksionin kundër Bektashit.

Arrestimi i këtij të fundit, shton Berisha, është bërë me mirëkuptim pasi zhduku dhe prishi provat e gjetura në makinë, që faktonin në mënyrë të pakundershtueshme se aty në timon ishte vetë Suel Çela dhe se Bektashi është thjesht nje ushtar i tij.

Mediat ne kurthin e narko-policise!

Te dashur miq, prej dy ditesh mediat e shkruara dhe elektronike jane ne nje gare sesi te transmetojne sa me shpejte e sa me pare trillimet e policise lidhur me anetarin e bandes te Suel Çeles, Enea Bektashi, i cili sipas variantit qenka shoferi i automjetit qe goditi zevendsdrejtorin e policise se Elbasanit.

E verteta eshte se, banditi Bektashi eshte zgjedhur si koke turku per kapobanden Çela. Policia, duke mos guxuar te akuzoje Suel Çelen, i cili do te deshmonte gjithçka per lidhjet e perandorise se krimit te Elbasanit me pushtetare qeveritaret, ndermori aksionin kunder Bektashit, arrestimin e tij me mirekuptim, pasi zhduku dhe prishi provat e gjetura ne makine, qe faktonin ne menyre te pakundershtueshme se aty ne timon ishte vet Suel Çela dhe se Bektashi eshte thjesht nje ushtar i tij.

Iu bej thirrje mediave te mos humbasin asnjehere sensin skeptik ndaj njoftimeve te narko-policise dhe te narko-shtetit te Norieges! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat