Erion Veliajt i quan gratë “pjeshka”, postimi i tij ngjallë reagime

Shqipëria

Erion Veliajt i quan gratë “pjeshka”, postimi i tij ngjallë reagime

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 14:47
Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në Facebook deri sa ka dashur të mburret me punën që kanë bërë policët duke dhënë gjoba veturave të luksoze të parkuara gabimisht në rrugët e Tiranës, grave u është referuar me “pjeshka”.

“Mund ta kesh makinën shumë luksoze, por ta dish që po parkove keq, makinës i afrohen vetëm policët ???????????? e jo ato ????-at që kishe ti në mend kur e bleve”, shkruan Velijaj në Facebook.

 

Por kjo gjuhë e përdorur nga Veliaj është konsideruar fyese për gjininë femërore.

Madje postimi i tij është shpërndarë disa herë duke u konsideruar seksise. Njëra prej komentueseve madje bënë thirrje që postimi i Velijajt të shpërndahet më hashtag-un  #ErionVeliajMizogjiniaNukËshtëFunny

 

Derisa një komentuese tjetër përveë që e konsideron të papranueshëm këtë gjuhë të Veliajt, kërkon që postimi të largohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat