Ramës i japin fanellën e Kandrevës: Do doja ndonjë të Juventusit... qenka shumë e vogël kjo

Shqipëria

Ramës i japin fanellën e Kandrevës: Do doja ndonjë të Juventusit... qenka shumë e vogël kjo

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 19:41
Edi Rama dhe Carlo Tavecchio

Në orën 20:45 të kësaj të hëne, kombëtarja Shqiptare dhe ajo e Italisë do të ndeshen në “Loro Boriçi”, e teksa të gjithë po presin ndeshjen, një ceremoni është mbajtur nga përfaqësuesit e federatave, përfshi këtu edhe kryeministrin Edi Rama, i cili ka marrë një dhuratë nga kreu i federatës italiane Carlo Tavecchio.

Tavecchio i ka dorëzuar në duar Ramës një bluzë të lojtarit të kombëtares Antonio Candreva (lojtar që luan aktualisht me skuadrën e Interit) i cili ka origjinë shqiptare... por kryeministri nuk e ka “pritur” mirë këtë dhuratë duke thënë me shaka që po priste një bluzë të një lojtari të Juventusit. 

Teksa shikon bluzën e një lojtari me gjatësi 1 metër e 80 cm, Rama me shaka shprehet se fanella është shumë e vogël për të dhe se do t’ja japë të birit.

Kombëtarja italiane ka sjellë në Shkodër edhe 4 kupat e saj botërore për të gjithë të interesuarit. Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se personi që e mësoi të bënte tifo për Italinë ishte gjyshja e saj. Në lidhje me ndeshjen mes kuqezinjve dhe azurrëve, Rama tha se nëse do të fitonte Shqipëria, humbja do t’i sjellë fat Italisë.

“Duke parë kupën e 82-n, u kujtova për atë ditë sepse tifozi i parë italian që kam njohur ishte gjyshja ime, sepse ajo ishte italiane. Më mësoi italishten kur isha i vogël. Jemi rritur me dashuri për futbollin italian... Le të fitojë më i miri. Por edhe po të fitonte Shqipëria do të na bëhej qejfi sepse edhe një humbje në Shqipëri do t’u sillte fat.”-tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat