Divjakë - Arrestohet djali dhunues, rrahu babain 81 vjeç

Shqipëria

Divjakë - Arrestohet djali dhunues, rrahu babain 81 vjeç

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 08:53
Ilustrim

Një i ri 25 vjeç është arrestuar nga policia e Divjakës pasi akuzohet për dhunë në familje. Policia sqaron se në pranga  u vu Sajmir Xh banues në fshatin Çermë.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit M.Xh, 81 vjeç”, sqaron policia. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat