Rama paralajmëron furtunë në Arsim: S’duam t’ia dimë a e duan partinë tonë

Shqipëria

Rama paralajmëron furtunë në Arsim: S’duam t’ia dimë a e duan partinë tonë

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 10:07
Edi Rama

Një nga pikat e tjera problematike që kryeministri Rama nënvizoi nga mbledhja e Qeverisë në Vlorë, theksoi se do të ketë lëvizje të rëndësishme në arsim, konkretisht në drejtimin e shkollave në vend.

“Është hapur loja dhe është bërë baltë me drejtorët dhe nëndrejtorët e shkollave, sidomos në ato raste kur konstatohet nivel shqetësues injorance i drejtuesve, që janë nën nivelin e mësuesve, e për këtë arsye 300 mësuesit më të mirë do të ftohet të drejtohen shkollat në vend në vend të 300 drejtorëve më problematikë, as duam ta dinë ne se për kë votojnë mësuesit dhe a e duan a se duan partinë tonë, fare zero”- tha Rama.

Sipas tij, mësuesit më të mirë janë yll në ballë për qeverinë dhe ata duhet të jenë në drejtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat