Shqipëria miratoi ligjin për minoritetin, reagon kryeministri bullgar

Shqipëria

Shqipëria miratoi ligjin për minoritetin, reagon kryeministri bullgar

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 18:04
Kryeministri bullgar Bojko Borisov

Kryeministri bullgar Bojko Borisov, në një postim në rrjetin social Facebook, e ka cilësuar si një arritje historike për Bullgarinë faktin që Shqipëria njohu minoritetin bullgar në vend.

“Pas 104 vitesh Shqipëria e njohu bashkësinë etnike bullgare”, shkruan kryeministri Borisov, sipas të cilit kjo njohje është rezultat i përpjekjeve të jashtëzakonshme që diplomacia bullgare ka bërë në mbrojtje të të drejtave të bullgarëve jashtë kufijve të vendit. 

Gjithashtu, kryeministri bullgar në psotimin e tij i dedikon një falenderim mikut të tij, kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili sipas Borisov mbajti premtimin që të mos shkeleshin interesat e komunitetit bullgar në Shqipëri. 

Njohja e minoritetit bullgar në Shqipëri u bë pas një kërkese zyrtare të qeverisë bullgare, e cila nuk ishte dakord me variantin fillestar të ligjit për minoritetet, shkruan tch. Ndërkohë, kundërshti të forta për njohjen e minoritet bullgar ka patur nga minoriteti maqedonas në Shqipëri, i cili pretendon se njohja e atij bullgar cënon të drejtat e pakicës maqedonase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat