Çfarë po ndodh me kryeministrin? I thotë mirëmëngjes shqiptarëve në 8 të darkës!

Shqipëria

Çfarë po ndodh me kryeministrin? I thotë mirëmëngjes shqiptarëve në 8 të darkës!

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 22:13
Edi Rama

Nuk dihet arsyeja, por kryeministri Edi Rama ka postuar në profilin e tij në rrjetin social një “mirëmëngjes” për shqiptarët.

Problemi? Postimi është kryer në orën 8 të darkës.

Postimi ka të bëjë me përfshirjen e një qytetareje në platformën e saposhpallur të Ramës për bashkëqeverisjen me qytetarët... nëpërmjet një konkursi të ndershëm siç pretendon kryeministri. Por ndryshe nga ndershmëria e konsursit, Rama nuk ka qenë i ndershëm me kohën duke bërë një gafë të cilën shumë pak persona e prisnin, në kushtet kur është mëse i njohur meraku i kreut të qeverisë për imazhin në rrjetin social.

Por nuk ka vonuar shumë dhe brenda 5 minutave, postimi është zëvendësuar me një tjetër, aty ku kryeministri falënderon Vlorën dhe qytetarët e saj... pasi ai ka kryer në ERTV rreth 3 takime live vetëm këtë të shtunë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat