Edi Rama: Reforma në arsim do të japë rezultate

Shqipëria

Edi Rama: Reforma në arsim do të japë rezultate

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 09:43
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte në Universitetin Bujqësor të Tiranës, nga ku uroi pedagogët dhe studentët për nisjen e vitit të ri akademik.

“U uroj çdo të mirë dhe sukses pedagogëve dhe studentëve në të gjithë Shqipërinë, duke qenë i bindur se edhe pse jemi vetëm në fillime, kapitulli i reformës në arsim do të japë rezultate dhe produkte konkrete”, tha Rama.

“Deri dje ishte e pamundur të imagjinohej që çdo i ri të gjente vendin që u takonte bazuar te ajo që dinë, që shprehet në mesataren e shkollës së mesme. Të gjithë studentët janë në bazë të meritës në universitet”, shtoi Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se kërkon që Universiteti Bujqësor do të kthehet në model jo vetëm për universitetet e vendit, por edhe të rajonit.

“Do e transformojmë këtë territor në model për universitetet në rajon. Këtu ka hapësirë, njerëz që dinë dhe vullnet të përbashkët. Mjafton që secili prej nesh të bëjë detyrën e vet”, nënvizoi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat