Lotaria Amerikane/ Ambasada jep përgjigje, a njihen aplikimet e atyre që tashme kanë aplikuar?

Shqipëria

Lotaria Amerikane/ Ambasada jep përgjigje, a njihen aplikimet e atyre që tashme kanë aplikuar?

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 17:05
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i ka kthyer përgjigje të gjithë qytetarëve të cilët kanë pasur paqartësi në lidhje me faktin se a do të njihen aplikimet e  bëra deri më tani për Lotarinë Amerikane.

Aplikuesit e Lotarisë Amerikane që tashmë e kanë kryer aplikimin e tyre dhe janë vetëm në pritje të rezultatit, akoma nuk dinë çdo të ndodh me aplikimet e tyre. A do te njihen ato apo do te duhet ta plotësojnë edhe një here nga e para aplikimin e tyre.

“Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë”. Kjo është përgjigja që vjen nga Ambasada amerikane

Pra çdo gjë është e qartë tashmë, të gjithë duhet të aplikojmë nga e para, ato qe kishin aplikuar edhe ato që nuk kishin aplikuar para se të bllokohej sistemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat