Arrestimi i kushëririt të Saimir Tahirit për drogë, reagon ashpër LSI: Pse hesht Rama?

Shqipëria

Arrestimi i kushëririt të Saimir Tahirit për drogë, reagon ashpër LSI: Pse hesht Rama?

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 19:18
Saimir Tahiri

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar sot në lidhje me lajmin e arrestimit të një prej kushërinjve të ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.

Ai ka kërkuar shpjegime nga ana e kreut të qeverisë pse nuk ka reaguar deri më tani, duke shkuar më tej kur shkruan se Rama është i lidhur me krimin.

Reagimi

Pse hesht kryeministri pas arrestimit të Habilaj.

Policia italiane raporton për shkatërrimin e një grupi të strukturuar që merret me trafikun e lëndëve narkotike dhe armëve. Ndër të arrestuarit është dhe një i afërm i ish-ministrit të Brendshëm, besnik i Edi Ramës. Gjithë shqiptarët i kanë të freskëta fotot e Habilaj me drejtorët e Policisë së Vlorës.

Kjo është prova e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar. Ishin këto grupe të strukturuara kriminale që me paratë e krimit dhe pjesëmarrjen e tyre deformuan vullnetin e shqiptarëve. Krimi i organizuar e mban peng kryeministrin. Ai nuk ndahet dot nga këto grupe kriminale sepse është i zhytur kokë e këmbë. Kjo është lidhja e Rilindjes me krimin e organizuar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat