Saimir Tahiri reagon për herë të parë pas arrestimit të kushëririt tij në Itali për trafik droge

Shqipëria

Saimir Tahiri reagon për herë të parë pas arrestimit të kushëririt tij në Itali për trafik droge

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 20:03
Saimir Tahiri

Pas lajmit të arrestimit në Itali të kushëririt të tij për trafik droge, reagon për herë të parë Saimir Tahiri.

Më herët kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se i arrestuari Moisi Habilaj, ka lidhje të afërta me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Në përgjigje të deklaratës së Bashës, Tahiri ka reaguar duke u shprehur se nuk i bëjnë përshtypje akuzat.

“Lulezim Basha e jo vetem, paska perseritur akuzat meje. Nuk me kane bere pershtypje atehere, nuk me bejne as sot.

Nuk pastrohesh dot Lulezim sado te te rritet karrigia. Vodhe e vrave e ia ke hedhur deri me sot, per te sherbyer si kujtesa me e fresket e drejtesise qe nuk kemi e qe nuk u be dot kurre.
Sa per keta qe i quan kusherinjte e mi, DREJTESI DERI NE FUND E DENIM MAKSIMAL.
Per kedo, pa dallim e pa perjashtim” shkruan Tahiri në “Facebook”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat