Arrestimi i Habilajt për drogë në Itali përplas Bashën dhe Tahirin

Shqipëria

Arrestimi i Habilajt për drogë në Itali përplas Bashën dhe Tahirin

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 06:46
Moisi Habilaj

Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe ish-ministri i Brendshëm Tahiri janë përplasur me akuza për lidhje me krimin dhe trafikune  drogës. Fillimisht kreu i PD tha se njëri prej të arrestuarve i operacionit të fundit në Itali, shtetasi Moisi Habilaj është personi që PD e ka denoncuar për 4 vjet për lidhjet e tij me qeverinë dhe lidhjet me ish-ministrin Tahiri në këtë klan.

Sipas Bashës “audi” i famshëm i ministrit përdorej nga ky që sot u arrestua në Itali.

“Edi Rama arrestoi Dritan Zaganin, oficerin e policise qe e denoncoi kete lidhje dhe sulmoi opoziten pareshtur. Po sot cfare do te thote? Vetem ngarkesa e kapur prej policise italiane vlen 20 milione euro. Po ne 4 vite, sa para qarkulloi narkomafia me mbeshtetjen e Tahirit dhe mbrojtjen e Rames??? Kjo eshte mafia dhe keto jane lidhjet e saj me Edi Ramen!”, shkruan Basha.

Pak orë pas akuzave të kreut të opozitës ka reaguar ish-ministri Saimir Tahiri. Ky i fundit përmes një stautis në FB ka shkruar se këto akuza nuk i bëjnë përshtypje dhe kërkon drejtësi deri në fund për të arrestuarin Habilaj.

“Vodhe e vrave e ia ke hedhur deri me sot, per te sherbyer si kujtesa me e fresket e drejtesise qe nuk kemi e qe nuk u be dot kurre. Sa per keta qe i quan kusherinjte e mi, DREJTESI DERI NE FUND E DENIM MAKSIMAL. Per kedo, pa dallim e pa perjashtim”, shkruan Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat