Kreu i SHISH në zyrën e Adriatik Llallës, bisedohet për Habilajt?

Shqipëria

Kreu i SHISH në zyrën e Adriatik Llallës, bisedohet për Habilajt?

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 11:26
Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi

Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika ka zhvilluar këtë të martë një takim kokë më kokë me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Takimi ka përfunduar para pak minutash dhe ka zgjatur rreth një orë. Pavarësisht se ende nuk ka asnjë reagim apo informacion paraprak në lidhje me përmbajtjen e bisedës mes Ajazit e Llallës, një temë e cila mund të jetë diskutuar ka qenë dhe ajo e cila ka përfshirë që nga dje zhvillimet e fundit politike të vendit, arrestimi i Moisi Habilajt, i afërm i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Arrestimi i Habilajt është kryer ditën e djeshme në Itali, pas një operacioni që ka shkatërruar një bandë kriminale e cila kishte krijuar një xhiro prej rreth 20 milionë eurosh në trafikun e narkotikëve. Opozita këtë të martë përmes Lulzim Bashës ka kërkuar arrestimin e ish ministrit Tahiri.

Nga ana tjetër, një tjetër temë e cila mund të jetë diskutuar është ajo në lidhje me ngjarjet kriminale të disa ditëve më parë në Lushnje, ku një grup prej 3 ekzekutorësh vranë me armë automatike dy persona, miq të Xhulio Shkurtit, nipit të  Aldo Bares.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat