Tahiri kërkon takim me Llallën, kryeprokurori nuk e pret sot

Shqipëria

Tahiri kërkon takim me Llallën, kryeprokurori nuk e pret sot

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 13:55
Saimir Tahiri dhe Arben Llalla

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka kërkuar kryeprokurorit Adriatik Llalla një takim urgjent.

Kërkesa e Tahirit vjen një ditë pas arrestimit të Moisi Habilaj në Itali, i cili akuzohet se ka lidhje me Saimir Tahirin.

Mediat spekulojnë në lidhje me këtë takim.

News24 thekson se Llalla nuk do e takojë Tahirin për shkak të angazhimeve.

Portalet e djathta thonë se nuk e takon për shkak se Tahiri është i dyshuar.

Një ditë pas arrestimit të Moisi Habilajt nga autoritetet italiane, kreu i PD-së Lulzim Basha në një konferencë të pazakontë në orët e para të mëngjesit, tha se “Shqipëria ndodhet para shpërthimit të një skandali me përmasa historike për lidhjet e krimit të organizuar me qeverinë”, ndërsa i kërkoi Kryeministrit arrestimin e ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Basha tha se provat qe e impklikojnë Tahirin si kreun e trafikut të drogës në vend janë në tavolinë, të siguruara sipas tij nga partnerët ndërkombëtarë.

Moisi Habilaj, u arrestua si kreu i bandës italo-shqiptare e cila merrej me trafikimin e marijuanës dhe të armëve nga Shqipëria drejt Italisë, ndërsa Partia Demokratike e akuzon si kushëri të ish-Ministrit Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat