“Edi Rama ka bërë pakt me Saimir Tahirin që ai të mos flasë”

Shqipëria

“Edi Rama ka bërë pakt me Saimir Tahirin që ai të mos flasë”

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 14:48
Saimir Tahiri dhe Edi Rama

Në një reagim në lidhje me çështjen “Tahiri”, nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka, shkruan se ka një pakt mes kryeministrit Rama dhe ish- vartësit të tij.

Paloka shkruan se Rama i premton Tahirit mbështetje në këmbim të heshtjes.

Sipas tij Rama shpreson që me këtë pakt të shpëtojnë të dy, duke shtuar se llogaritë i bën hanxhiu dhe kryeministri këtë herë nuk është i tillë.

“Pakt per heshtje. Rama i premton Tahirit mbeshtetje underground ne kembim te heshtjes. Te njejtat marreveshje beri Rama me te gjithe te inkriminuarit qe kishte futur ne Parlament, legjislaturen e kaluar, perpara se i detyruar, "ti largonte" fillimisht nga grupi e me pas edhe nga Parlamenti.

Rama shpreson qe keshtu te shpetojne te dy, por llogarite i ben hanxhiu dhe Rama kete here nuk eshte hanxhiu...”, shkruan Paloka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat