Kush janë deputetët që kanë në dorë arrestimin e Saimir Tahirit

Shqipëria

Kush janë deputetët që kanë në dorë arrestimin e Saimir Tahirit

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 15:59
Ilustrim

Pasi prokuroria lëshoi kërkesën drejtuar Kuvendit për heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri, që do të sillte më pas edhe arrestimin e tij, kreu i Parlamentit dhe Gramoz Ruç kanë mbërritur në seli.

Pasditen e sotme pritet një mbledhje e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve për të shqyrtuar heqjen apo jo të imunitetit.

Pjesë e këtij komisioni që ka në dorë vendosjen ose jo para ligjit të Saimir Tahirit janë Gramoz Ruçi, Klotilda Bushka, Bledar Çuçi, Vasilika Hysi, Ulsi Manja, Eduard Halimi, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj, Nasip Naço  dhe Dhurata Çupi.

Nëse ky komision voton me shumicë heqjen e mandatit të Tahirit, atëherë ai do të shkojë për votim në seancën parlamentare, për t’i hapur rrugën më pas ekzekutimit të urdhrit të arrestit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat