E pranon për herë të parë, Tahiri: Po, ka deputetë dhe ministra që kanë shkelur ligjin!

Shqipëria

E pranon për herë të parë, Tahiri: Po, ka deputetë dhe ministra që kanë shkelur ligjin!

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 23:47
Kabineti i Edi Ramës

Pa nxjerrë emra, ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka pohuar se ka deputetë dhe ministra të qeverisë së majtë që kanë thyer ligjin

“Kjo është Shqipëria, ku politikanë nuk kanë mbajtur përgjegjësinë për asgjë, për 25 vjet. Pse? Sepse përgjatë detyrave të tyre, cilado qofshin ato, si ministra, kryeministra kanë ruajtur njëri – tjetrin, kanë blerë njëri – tjetrin. Unë nuk kam blerë asnjë nga ta. Po t’i blija, unë do isha i paprekshëm sot, po t’i kisha alencat me këta të alencave të koridorit, unë do të isha i paprekshëm. Ka deputetë dhe ministra ka PS që e kanë shkelur ligjin”, ka thënë ne 'Opinion', duke mos dhënë asnjë emër konkretë.

Kjo është hera e parë që një ish ministër pranon se deputetë dhe ministra të kabinetit ku ai  ka qenë për katër vite kanë shkelur ligjin...por deri më tani nuk ka asnjë emër në radhët e politikanëve që të jetë para drejtësisë për vepra të ndryshme penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat