Çështja “Tahiri”/ Lllalla i kundërpërgjigjet Xhafajt: Situata është e tensionuar

Shqipëria

Çështja “Tahiri”/ Lllalla i kundërpërgjigjet Xhafajt: Situata është e tensionuar

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 10:34
Adriatik Llalla

Përmes një prononcimi për mediat, kryeprokurori Adriatik Llalla iu përgjigj menjëherë ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili tha se në rastin e Tahirit segmente të Prokurorisë po vetëpërdoren politikisht.

“Ish-kryetari i Reformës në Drejtësi, ministër i Brendshëm nëse nuk është i qartë për ndryshimet ligjore është problematikë e tij. Situata është e tensionuar, kriminaliteti është në të gjithë territorin e vendit dhe veçoj Vlorën, Lushnjë, Elbasanin. Detyra jonë është që të vihen para drejtësisë autorët”, tha kreu i organit të akuzës.

Ndërkohë sot në orën 11:00 pritet mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, për t’i hequr mandatin e deputetit Saimir Tahirit. Ky i fundit akuzohet si i implikuar në trafikun e drogës, në bashkëpunim me bandën e Habilajve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat