Çështja Tahiri/ Ambasadori Hungarez nga Shkodra: Po ju monitorojmë ...

Shqipëria

Çështja Tahiri/ Ambasadori Hungarez nga Shkodra: Po ju monitorojmë ...

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 14:40
Saimir Tahiri

Ambasadori hungarez Antal Haizer nga  Shkodra ka folur për çështjen “Tahiri” dhe Vettingun. Diplomati hungarez tha se janë duke ndjekur dhe monitoruar me vëmendje debatin mes mazhorancës dhe opozitës për këtë çështje.

 Ai tha se është detyra e autoriteteve shqiptare të marrin përgjegjësi dhe jo të japin ndërkombëtarët zgjidhje.

Haizer: Jemi duke e ndjekur hap pas hapi atë çfarë po ndodh në Kuvend. Po monitorojmë debatin mes mazhorancës dhe opozitës për çështjen e Tahirit dhe akuzat që janë ngritur. Ne nuk na lejohet të komentojmë këto vendime por po monitorojmë procesin. Lufta ndaj krimit është një prej 5 hapave të mëdhenj që duhet të marrë politika shqiptare. Është detyre e vendit tuaj të marrë përgjegjësitë, e jo të japim ne zgjidhje.

Në lidhje me vettingun Haizer tha se janë marrë hapa pozitiv për vettingun por suksese të menjëhershme s’mund te arrihen, duhen hapa te tjera.

Haizer: Vettingu do të bëhet dhe nuk ka kthim pas, ai është një proces i thelluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat