“Tahiri tha që s’kërkon mbrojtje nga partia dhe kryeministri”, Rama i përgjigjet qytetarit: Bëj durim, s’jemi avokat…

Shqipëria

“Tahiri tha që s’kërkon mbrojtje nga partia dhe kryeministri”, Rama i përgjigjet qytetarit: Bëj durim, s’jemi avokat…

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 15:34
Saimir Tahiri dhe Edi Rama

Pas mbylljes se seances se pyetjeve ne Keshillin e Mandateve, ku Prokuroria e Krimeve te Renda kerkon autorizim per arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri ka reaguar per here te pare Kryeministri Edi Rama.

Sipas Rames, deri tani eshte degjuar muhabet pazari nga corba ne kazanet e krimit, politikes, medias.

“Deri këtu muhabet pazari nga 72orë çorbë në kazanet e krimit politikës medias! Të presim me vullnet të plotë për drejtësi PROVAT #Derinëfund“- shkruan Rama ne faqen e tij ne FB. 

Por te menjehersheme kane qene reagimet nga ana e qytetareve. Nje qytetar i shkruan se Tahiri nuk kishte kerkuar mbrojtjen e qeverise apo te kryeministrit.

Qytetari: Tahirit tha: Nuk kerkoj te me mbroje as partia, as qeveria, as kryeministri…ata e dine vete, une kam prova per te gjithe keta

Rama: E para kete te dyten e thua ti nuk e tha ai, e dyta shume mire e ka thene sepse as partia, as qeveria, as kryeministri, nuk jane avokatet e askujt qe duhet te provoje te verteten e tij dhe e treta, deri tani, ne kete moment, vetem syleshet dhe veshegjatet qe ngopen me kazanet e politikes e te medias, mund te mos jene dakord me mua: Muhabete pazari pa as edhe nje prove! Zero prova. Prandaj zotrote mos u ngut, bej durim, te presim PROVAT, se gazetat e portalet ka plot qe i lexojne e i besojne, po une pershembull as nuk marr mundimin t’i lexoj dhe jo me t’i marr per PROVE

Replikat e plota:

Qytetari: Provat zoter i keni pas dhe i keni mbi tavoline! 4 viktima ne mes te bulevardit, dhejtra te vrare ne gerdec, na shiti detin, rruga e kombit, 7% me ze dhe figure, ca provash duhen me shume se po luajme mendsh

Rama: Gentian! Mos luaj mendsh fare, prandaj jemi ne kete pike, sepse DUAM DREJTESI qe te mos luaj mendsh askush, po te ndeshkohet nga DREJTESIA, jo nga qeveria, as nga partia, cilido qe shkel ligjin! Ato provat qe thua ti, nuk jemi as ti as une qe i kthejme ne vendime gjyqesore po eshte GJYKATA Gentian, GJY – KA – TA! Prandaj luftuam per Reformen ne Drejtesi, prandaj luftuam per Vetingun, prandaj duhet te jemi misherimi i vullnetit per DREJTESI edhe kur behet fjale per ne vete, me cdo cmim, me cdo kushtQytetari: Ju jeni i pari qe beni moral per reformen ne drejtesi, per dekriminalizim
Sot kuptova qe eshte shum e veshtir te behet shtet ktu, pavarsisht moralit tat qe po na duket dita dites si “qofte ke daja”
Nuk do t kisha deshir tet shifja me duke bo moral per drejtsin
Ndosht Tahiri eshte i pafajshem nk e dime ket gje, po ama sot un vertetova sa i lodhur eshte nje prokuror para juve “pushtetit”
Nga ana njerzore po me vinte keq po mu kujtua nje shprehje e nje plaku ke lagjia
“E zun haqet e fukarenjve”
E di qe ndsht do kem “privilegjin” per replike nga ana juj dhe jam i sig qe do rrecitosh nej poezi alla frenga ???? po srz ju doli boja shpejt ????????edhe t na rroj partia ????Rama: Arnis, me bojen time mos u merr se jam edhe piktor e kujdesem vete???? Qoftet ke daja shko kerkoja dajes se une nuk jam as daja as qoftexhi????Haqet e fukarenjve jane ceshtje te Zotit, keshtu qe merru me ndonje pune tjeter se ate pune e ben i madhi lart???? Dhe nese s’ke deshire te me degjosh mua kur flas per drejtesine e ke ne dore, shtyp butonin e telekomandes dhe shiko filma me kartona, por nje gje ka rendesi: ATE QE NUK E DIME, sic thua edhe vete, DUHET TE NA E THOTE DREJTESIA, jo ta vendosin kazanet e krimineleve, te politikes apo media! Kuptove vella se te paskam edhe nga Vlora keshtu qe mos na ver ne pozite te veshtire me fjali pa lidhje, he te keqen vellai

Qytetari: Zoti Kryeminister , jeni n pushtet. Mediat ju lepihen juve por mendoj se ne disa raste nuk mund te mbulohet Dielli me Shoshe…. Niveli profesional I prokurorise tani eshte 0 por kjo sdo te thote qe I akuzuari mund te jete fajtor ose jo fajtor.

Rama: Jam shume dakord me ty, por Dielli jane Provat, jo drita qorre e akuzave politike, mediatike apo aq me pak e zagareve te krimit qe lehin me njeri-tjetrin neper telefona e vetura! Une nuk thashe as eshte fajtor as nuk eshte fajtor, une thashe ate qe pashe dhe pame te gjithe, deri tani: MUHABET PAZARI nga corba 72 ore e kazaneve te krimit, politikes e medias…

Qytetari: Na lodhet z Kryeminister deri kur

Rama: Pse u lodhe ti Ilir apo e ke menduar te lehte ç’do te thote te besh shtet, te besh Reforme ne Drejtesi, te besh Veting, te pastrosh llumin 27 vjecar ne Pallatin e Drejtesise? Mos u lodh Ilir, s’po lodhem une imagjino ti???? Me durim vella, drejtesia s’eshte llaf goje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat