Po vjen dimri, në Kukës bie borë

Shqipëria

Po vjen dimri, në Kukës bie borë

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 15:25
Ilustrim

Dimri duket se ka trokitur, tashmë edhe në mënyrë zyrtare. Në veri kanë nisur reshjet e borës, në Kukës më saktë, kurse në pjesën tjetër të vendit temperaturat kanë pësuar një rënie të konsiderueshme gjatë këtyre ditëve. Edhe shirat kanë qenë të shumta gjatë këtyre ditëve. Reshje të doborës janë raportuar se kanë mbuluar komuna dhe zona të tëra në Kukës, duke përfshirë Shishtavecin, Kollivozin, Grykëçajin, Arrënin dhe Topojanin.

Prania e ujit në rrugë ka sjellë probleme në lëvizjen e mjeteve, por se nuk ka pasur raportime për ndonjë incident të rëndë. Por moti i keq nuk është shënuar vetëm në Veri, por edhe në Jug. Në Vlorë, deti ka pasur dallgë të mëdha dhe janë pezulluar përkohësisht edhe lundrimet në det. Forca e detit ka arritur deri në shtatë ballë. Gjithsesi, ka shpresa se temperaturat do të pësojnë rritje në ditët në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat