Berisha tregon 5 dosjet sekrete të Tahirit: Me këto fashikuj e "zbuti" Ramën

Shqipëria

Berisha tregon 5 dosjet sekrete të Tahirit: Me këto fashikuj e "zbuti" Ramën

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 21:58
Edi Rama dhe Saimir Tahiri

“Nuk keni parë asgjë akoma” ishte shprehja e përdorur nga ish Ministri i Brendshëm Tahiri, ditën e përmbysjes së ngjarjeve, ku dhe u kërkua zyrtarisht arrestimi i tij.

Për ish kryeministrin Sali Berisha, paralajmërimi i Tahirit ka qenë drejtuar vetë “shpikësit” të shprehjes, kryeministrit Edi Rama. I ftuar në Studio e Hapur, Berisha është shprehur se Saimir Tahiri ka në dorë 5 dosje me të cilat ka kërcënuar Edi Ramën, fill kur ky i fundit vendosi që ta “tradhëtojë” e ti japë duart.

Sipas Berishës kanë qenë pikërisht këto dosje që kanë sjellë dhe ndryshimin 180% të kryeministrit Rama, i cili nga dorëzuesi, u kthye në mbrojtësin e Tahirit.

Sipas Berishës, këto janë dosjet dhe implikimet që ato sjellin për Ramën, qeverinë e madje edhe familjen e tij.

1.Dosja e Xibrakës, ku është i implikuar vëllai i kryeminstrit, Edi Rama.

2.Bisedat me Shullazin, ku Rama i jep garanci për fitore të zgjedhjeve dhe paprekshmëri të tij.

3.Biseda me trafikantë të tjerë ku Rama thotë gjëra të paimagjinueshme.

4.Biseda të Kryeministrit me klientëlën e tij të afërt.

5.Dosja e Fatmir Xhafës dhe vëllait të tij, të cilën Saimir Tahiri ka nisur ta shpërndajë pak nga pak me fashikuj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat