Berisha flet për destabilizim dhe konflikt civil: Ja çfarë bëra për ta ndalur

Shqipëria

Berisha flet për destabilizim dhe konflikt civil: Ja çfarë bëra për ta ndalur

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 22:38
Sali Berisha

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në ‘News24’, ish kryeministri Sali Berisha ka thënë se mbështeti Lulzim Bashën të hyjë në zgjedhje, pasi në të kundërt vendi mund të shkonte në konflikt civil.

Sali Berisha paralajmëroi se nëse kapet sistemi i drejtësisë nga kryeministri, atëherë vendi do të shkojë drejt dhunës dhe destabilizimit.

“Unë e mbështeta Bashën që të hyjë në zgjedhje se të mos hysh në zgjedhje do të thotë të çosh vendin në një konflikt civil që unë nuk jam dakord. Nëse vdes drejtësia dhe merret në dorë nga një njeri që bën gjykatësin, prokurorin dhe kryeministren këtu nuk ka zgjidhje tjetër përveç destabizlimit të vendit. Nëse vdes drejtësia nuk mbetet gjë tjetër veç dhunës”- tha Berisha.

Denoncimet për kanabisin nga ‘qytetari dixhital’, Berisha: Ja çfarë më kanë thënë ambasadorët

Ish Kryeministri Berisha i ftuar në “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “Neës 24”  ka folur për denoncimet e tij të njëpasnjëshme në rrjetin social “facebook” ku ambasadorë të ndryshëm i kanë thënë se nëse i publikonin ata këto, vendi i tyre nuk do të votonte për të.

Që të luftosh krimin kur je në opozitë është gjëja më e vështirë e mundshme, por nëse e injoron atë është një nga dështimet më të mëdha për të tha Berisha ndër të tjera.

“Për katër vite atij i janë bërë me dhjetëra akuza nga qytetari dixhital dhe nga unë në parlament. Këto akuza u faktuan nga antimafja italiane. Që një opozitë të merret me krimin, nuk ka betejë më të vështirë dhe më të papërshtatshme, por që ta injorojë nuk ka më dështim më të madh në mbrojtjen e interesit publik. Ne kemi bërë punën tonë, kemi arritur të sensibilizojmë për kanabisin me shumë vështirësi.

Jo të paktë ishin ambasadorët që më thoshin: Po ti thoja unë këto që thoni ju vendit tim, ai nuk voton kurrë për ju. Zoti ambasador i thoja unë, më mirë ti thuash që qeveria jote të qëndrojë, se do vijë koha që kjo do të marrë dhënë, dhe pastaj qeveria juaj nuk do të votojë për ne,” tha Berisha.

Dosja e Tahirit, Berisha: E publikoi Rama, ia dha …

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në Neës24 për “Dosjen Habilaj” tha se këtë dosje e dërgoi në Top Channel vetë Edi Rama.

“Historia e Nanos me atë të Tahirit kanë një të përbashkët, Edi Ramën. PS atëherë përgatiti dosjen, ndërsa për Tahirin vetë Edi Rama e dërgoi tek Top Channel,” tha Berisha.

“Rama dhe Tahiri bllokuan 4 viteve të hetimeve nga antimafja italiane,  po ashtu të denoncuar të denoncuar nga Zagani dhe pastaj të denoncuar nga opozita me dhjetëra herë,” tha Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat