Vetëm në “ Republiken e Lazarit”, nuk i lejuan mjeshtrat të mbillnin asnjë bimë

Shqipëria

Vetëm në “ Republiken e Lazarit”, nuk i lejuan mjeshtrat të mbillnin asnjë bimë

Nga: Fatmir Lohja Më: 25 tetor 2017 Në ora: 09:34
Lazarat

Në këtë fund tetori,në Shqipëri, nuk mund të hapësh televizorët dhe gazetat. Seriali i “Sajes” po konkuron në shikushmëri  edhe telenovelat Indiane!? Betejat epike,për ta futur apo për të mos e futur në burg qyqarin, nuk pushojnë as ditën, e as natën.

Debatet janë nxehur nga drogat e forta dhe të buta.Hashashi më i mirë është në Lazarat, jo në Labëri, me cilësori në Skrapar,më i liri në Veri. Për ta vertetuar se kush ka të drejtë,u mboll hashashi në tërë Shqipërinë. Toka pjellore, temperaturat mesdhetare i rritën bimët bukurmirë. Në këto dy vitet e fundit, vetëm në “ Republiken e Lazarit”, nuk  i lejuan mjeshtrat të mbillnin asnjë bimë.

Pse ky fenomen u bë masiv? Fitimi kapi majat e paparashikushmërisë. Gjindja u punësua për bukuri. “Zgjidhja” trumbetonte se eksperiencen e fituar do ta ligjëronte me nxitim. Në këtë gëzim, u përfshinë me entuziazëm, politikanë, polic, ushtarakë, qytetarë e katundarë.”Deti u bë kos, të fusim lugën të hamë të tërë nga një çikë.”

Hollandezët , stërnipat e Princ Vidit, u shqetësuan të parët. Hashashit,në tregjet e Europes,i ra çmimi nga shqiptarët.Na kërcenuan me integrimin dhe levizjen e lirë, nëse çmimi nuk shkon atje ku ka qënë. Pensionistja, Doris Pak, nga Gjermania e largët, është revoltuar pse nuk mbillet droga në Lazarat. Italianët edhe grekërit nuk janë më pak xhelozë se të parët.

Gjindja, në bare, nuk mund ta gjerbin kafenë pa llafe. Bëhen pyetje të shumta: Pse? Si? A ka faj? A ka përgjegjësi? Kush e ka?Kush nuk e ka? Përgjigjet, për këto pyetje , jepen me shumë agresivitet.Me të qetët,janë të bindur se këtë zallamahi e bëjnë politikanët për të dalë në televizor dhe për të fituar “caza” pushtet.

Në këtë epidemi është përfshirë bukurmirë  edhe drejtësia,e cila, më përpara, nuk bzante aspak. Në muajin e fundit të mandatit është nxehur edhe kryeprokurori .Për pse vjet,në atë detyrë ,shumëkush ka  shprehur, se është burrë; zotëri ;i paftë; …… . Në fakt,dosjet kapi, në prokurori,i ka mbyllur me shumë ndjeshmëri. Ishin dosje për vjedhje, vrasje, tradhëti kombëtare, …..Po tani në fund ç’pati?

Kjo tymnajë vetem shqiptarëve nuk u intereson. Shumë e ndjekin me neveri, ka disa që e shohin me shpresë. Mesa duket,kodosh vitngu, me të gjitha stërkëmbësat, që  i janë vënë rrugës pabesisht, po shkon në finish. Do të zgjasë edhe ca kohë.Opozita do të shkojë të ngujohet përsëri  tek çadra e “lirisë”, përpara se të shkojë në bankat drejtësisë.

E gjithë kjo e pati edhe një të mirë .Nuk u bë zallamahi kombëtare, se vëllezërit kosovar janë përqëndruar në zgjedhjet lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat