“Lajthitja” e Ramës, Berisha e ironizon: Fajin për lidhjet e tua me drogën e kanë gazetarët

Shqipëria

“Lajthitja” e Ramës, Berisha e ironizon: Fajin për lidhjet e tua me drogën e kanë gazetarët

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 17:06
Sali Berisha

Pas shpërthimit të ekzagjeruar që Edi Rama pati sot me punonjësit e medias në përfundim të seancës së jashtëzakonshme për Saimir Tahirin, reagon edhe ish- kryeministri Sali Berisha.

Ish- kreu i ekzekutivit e ironizon Ramën duke shkruar se për lidhjet e tij me drogën fajin e kanë gazetarët.

“Fajin per lidhjet e tij me drogen e kane gazetaret!

Kryekumbar Edvini humbet kontrollin dhe sillet si ordiner me gazetaret.

Duke denuar kete akt dhune te eger verbale ndaj gazetareve, ju ftoj miq te ndiqni dhe denoni qendrimin e tij banditesk ndaj tyre”, shkruan Berisha.

Mesditën e sotme në një komunikim me gazetarët në përfundim të seancës Rama shpërtheu në ofeza ndaj tyre, si për të “nxjerrë” inati ndaj gjyqeve të Saimir Tahirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat