“Shpërthen" demokrati: Rama e ka bërë mu... mullar, s’ja bën syri tërr

Shqipëria

“Shpërthen" demokrati: Rama e ka bërë mu... mullar, s’ja bën syri tërr

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 21:34
Edi Rama

Skandali i sulmit të sotëm të Edi Ramës ndaj medias ka marrë vëmendjen e gjithë opinionit publik.

Ish- deputeti i PD-së, Sherefedin Shehu shkruan se të paktën sot pati një reagim nga ana e medias duke i ndërprerë fjalën.

Ai kërkon një reagim të fortë nga ana e Presidentit të Republikës dhe partitë politike për këtë rast.

Reagimi

Të Gjithë Ja Fusin Kot, Në Këtë Vend Vetëm Rama Di.

Megjithëse e ka bërë m…. mullar Ramës nuk i bën syri tërr. Por një shenjë e mirë është që këtë radhë media e braktisi sepse kur i thirri sot për t’i sharë dhe ofenduar i vuri në rrjesht të gjitha mediat pa përjashtim.

Por pse nuk po reagojnë qytetarët?

Ndoshta sepse,

Presidenti ka ulur kokën dhe akoma nuk ka folur,

Basha akoma nuk jua mbush mendjen,

Monika nuk ka parti politike por pragmatike,

Partitë e tjera mezi mbajnë kryetarët e tyre dhe nuk e përballojnë dot pushtetin,

50 organizatat “më në zë” të shoqërisë civile që bënë peticionin për të “shpëtuar” vetting-un nuk dalin dot kundër Qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat