Edi Rama si ‘sheik’ në Emiratet e Bashkuara dhe linja e re ajrore

Shqipëria

Edi Rama si ‘sheik’ në Emiratet e Bashkuara dhe linja e re ajrore

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 23:13
Edi Rama në Emiratet e Bashkuara

Kryeministri Edi Rama ka qenë dje në Emiratet e Bashkuara Arabe ku është takuar me kryeministrin Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum për të folur për investime në Shqipëri.

Sot Rama ka publikuar foto nga takimi, ku shoqërohej nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, Ministri për Punët e Jashtme dhe Evropën Ditmir Bushati si dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Një nga projektet për të cilat është biseduar ka qenë edhe vendosja e një linje ajrore direkte nga Shqipëria në Dubai.

“Dje në Dubai me Kryeministrin Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum, për ngritjen e një ure bashkëpunimi në funksion të investimeve në porte dhe turizëm, si edhe për vendosjen e një linje ajrore direkte. Takim mbresëlënës dhe shpresëdhënës. Shqipëria gjithnjë e më tërheqëse për të huajt dhe turizmi në Shqipëri një potencial i jashtëzakonshëm”, shkruan Rama në “Facebook”.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat