Vrasësi i çiftit Kosta në gjendje të rëndë

Shqipëria

Vrasësi i çiftit Kosta në gjendje të rëndë

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 12:39
Çifti Kosta

Një ditë pas krimit të dyshtë që tronditi qytetin e Gjirokastrës, policia ka vendosur arrestin në kushtet spitalore për Apostol Kostën. 73 – vjeçari është i dyshuari kryesor i vrasjes së bashkëshortëve Afërdita dhe Aleko Kosta, krim i ndodhur mëngjesin e së mërkurës në lagjen Palorto të Gjirokastrës. Pas krimit, autori tentoi të vetëvritej. Ai ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë për jetën. 

Gjithçka erdhi për shkak të një barake që 73 – vjeçari kishte ndërtuar mes shtëpisë së tij dhe kushëririt Aleko Kosta, të cilën kishte nisur ta rikonstruktonte e t’i regullonte çatinë. Çështja në fjalë kishte shkuar në gjykatë dhe kjo e fundit i kishte dhënë të drejtë viktimave. Pavarësisht kësaj, Apostol Kosta nuk ishte tërhequr. 73 – vjeçari hodhi llimisht granatë në banesën e çiftit, por pasi kjo e fundit nuk shpërtheu, ai i ekzekutoi ata me kallashnikov.

Në momentin e krimit, në shtëpi ndodhej edhe djali 19 – vjeçar i Afërdita Kostës, të cilin ajo e kishte nga martesa e mëparshme. 49 – vjeçarja me profesion mësuese dhe muzikanti 61 – vjeçar Aleko Kosta do të përcillen sot për në banesën e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat