‘Video me zë e figurë për Ramën’, Artan Hoxha deklaratë bombë: Në fushatë u filmua me…

Shqipëria

‘Video me zë e figurë për Ramën’, Artan Hoxha deklaratë bombë: Në fushatë u filmua me…

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 10:01
Artan Hoxha

Një ditë më parë gazetari i njohur Artan Hoxha bëri një status në rrjetet sociale ku tha se për kryeministrin Edi Rama ka video me zë dhe me figurë, por sot nga studio e emisionit “Opinion” e ka sqaruar këtë shkrim dhe ka thënë se ka të bëjë me filmime që kanë rrjedhur nga fushata elektorale e vitit 2017 ku Rama mesa duket është parë me disa persona që kanë financuar fushatën.

“Te pjesa e videos, fushata e 2017 ka pasur një problematikë të madhe, ato takimet që kanë bërë, aty ku lejohej regjia, kamerat kanë transmetuar, por s’kemi parë pjesën tjetër, ato takime që kanë bërë me mbështetësit apo financuesit e fushatës. Ne takime gjatë fushatës ka pasur sic në emisionin e kaluar na dolën disa foto, dhe bëmë një shpjegim, dhe gjatë fushatës, do bëhet një mësim për politikanët që nuk mund të afrojnë dhe të takojnë cdo personazh që mund t’u sigurojnë pak vota në fushatë. Në këtë fushatë janë regjistruar edhe këto filmime, mund të jenë bërë me dashje apo pa dashje por kanë rrjedhur”

Dëgjojeni në video rrëfimin e plotë të gazetarit Hoxha:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat