A e shantazhoi Saimir Tahiri kryeministrin? Përgjigja e Ramës do t’ju befasojë

Shqipëria

A e shantazhoi Saimir Tahiri kryeministrin? Përgjigja e Ramës do t’ju befasojë

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 23:06
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se i vetmi person që mund t’i bëjë presion e shantazh është djali i tij.  

“I vetmi person që mund të më shantazhoj është djali im, i cili mund të më thotë se nuk dua të shkojë të flejt po e këqyri Spidermanin”, deklaroi Rama në emisionin “Zonë e Lirë” te Arian Çani.

Ai bëri të ditur se ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri nuk e ka shantazhuar atë asnjëherë për asgjë.

“Kemi pasur komunikim normal dhe ai nuk kërkoi asgjë”, tregoi Rama teksa bëri të ditur se e ishte ai që e kishte thirrur në takim.

Ai u pyet nga Çani nëse kishte pasur presion nga ndërkombëtarët apo Ilir Meta për shkarkimin e Samirit Tahirit nga pozita e ministrit të brendshëm, tre muaj para fushatës zgjedhore.

“Vetëm dikush mund të më bëjë presion mua. Ai është djali im. Pra nuk e ka emrin as ndërkombëtar, as Ilir Meta”, tha tutje Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat