Berisha: Ndërkombëtarët dënojnë aktin e Edi Ramës për bllokimin e drejtësisë

Shqipëria

Berisha: Ndërkombëtarët dënojnë aktin e Edi Ramës për bllokimin e drejtësisë

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 20:03
Sali Berisha

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale ish- kryeministri Sali Berisha thotë se Partia Popullore Europiane dhe grupi parlamentar i saj ne Parlamentin Europian dënojnë bllokimin e drejtësisë që sipas tij po i bëhet nga kryeministri Edi Rama.

Berisha shkruan se PPE i bën thirrje Ramës të ndërpresë presionin ndaj institucioneve të drejtësisë.

Statusi i Berishës:

Partia Popullore Europiane, grupi parlamentar i saj ne Parlamentin Europian denojne bllokimin e drejtesise nga Noriega!

Lexoni deklaraten e te tyre per zhvillimet dramatike ne Shqiperi! sb

“Grupi i Partive Popullore Europiane ka ndjekur me vëmendje presionin politik të kohëve të fundit mbi Prokurorinë, nisur nga fakti se Prokuroria Shqiptare për Krimet e Rënda, i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit për ish-Ministrin e Punëve të Brendshme, Sajmir Tahiri në mënyrë që ta hetojë për akuzat e korrupsionit dhe trafikimit të drogës. Megjithatë, Partia Socialiste, shumica qeverisëse në Kuvend, në 25 tetor votoi kundër heqjes së plotë të imunitetit politik të Tahirit.

Grupi i Partive Popullore Europiane mbështet plotësisht Z. Lulzim Basha, lideri i Partisë Demokratike, i cili dënoi presionin politik të Kryeministrit të Shqipërisë mbi Prokurorinë, dhe përdorimin e shumicës parlamentare për mbrojtjen politike të ish-ministrit Tahiri.

Grupi i Partive Popullore Europiane i bën thirrje Kryeministrit Edi Rama dhe shumicës qeverisëse të ndërpresin menjëherë presionin politik ndaj Prokurorisë si dhe të kanalizojnë instrumentet e tyre politikë, në mbrojtje të drejtësisë.

Grupi i Partive Popullore Europiane, nënvizon se dekriminalizimi I zyrtarëve publik është një hap i rëndësishëm për fuqizimin e kulturës politike në vend. Gjithashtu, lufta kundër krimit të organizuar mbetet një çështje jetike për Shqipërinë në drejtim të angazhimit të saj për sundimin e ligjit në kuadër të procesit të Integrimit Europian.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat